Ministria e Arsimit: Së shpejti tenderi për foshnjore

0

Ministri i Arsimit Predrag Boshkoviq, ka njoftuar se së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin e pesë foshnjoreve, ndër to edhe ajo në Ulqin.

Mjetet për ndërtimin e tyre do të sigurohen nga kredia e Bankës për Zhvillim të Këshillit Europian, vlera e të cilit është rreth 10 milionë euro.

Projekti parasheh që këto institucione të ndërtohen ndërmjet viteve 2014 – 2017, dhe i gjithë procesi të përfundojë në vitin 2018.