Ministria e Arsimit: Do të ndahen 3400 bursa studentore

0

Ministria e Arsimit e Malit të Zi do të ndajë 3400 bursa studentore për vitin akademik 2015/2016.
Studentët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e duhur deri me datën 15 tetor.
Të drejtë për bursa do të kenë studentët e studimeve themelore, të specializuara dhe akademike, të cilët për herë të parë kanë regjistruar semestrin në vitin përkatës dhe nuk kanë ndryshuar drejtim.
Shfrytëzuesit e mëparshëm të kredive , përvec kërkesës duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin se janë studentë të rregullt , vërtetimin për provimet e dhëna dhe çertifikatë të shtetësisë.