Ministria e Arsimit: Abetarja që përdoret në Kosovë dhe Shqipëri të pranohet si mjet mësimor

1

Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore do t’i propozojë Këshillit Kombëtar për Arsim që abetarja në gjuhën shqipe, e cila është në përdorim në Shqipëri dhe Kosovë, të miratohet si mjet mësimi në shkollat ​​në gjuhën shqipe në Mal të Zi .

Siç u njoftua nga Ministria e Arsimit , për këtë u ra dakord në takimin e Grupit Punues për analizën e programeve shkollore për arsim në gjuhën shqipe . Në takim është diskutuar edhe për strategjinë dhe planin e punës së Grupit Punues .

Grupi i Punës u formua më 6 qershor me qëllim diskutimin e programeve shkollore për lëndët mësimore që janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi – gjuhën shqipe e letërsinë , historinë, gjeografinë , natyrën dhe shoqërinë , kulturën muzikore dhe artet e bukura. Qëllimi i grupit është të eliminohen mangësitë në tekste , si dhe shqyrtimi e nismave të filluara nga Këshillin Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi .

1 Koment

Comments are closed.