Ministri Zenka uron Kurban Bajramin

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shpreh urimet më të ngrohta për kreun e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.Duke pasur parasysh se Kurban Bajrami simbolizon sakrificen e çdo gjëje kaluese, të gjithëve që e festojnë ju dëshiroj të ruajnë vlerat e vërteta dhe të ndjekin rrugën e modestisë në çdo gjë që ata mendojnë dhe veprojnë.

Paqen dhe qetësinë duhet ta gjejmë brenda vehtes, pastaj të jemi falenderues për ato që kemi, dhe te jemi të gatshëm që me sinqeritet të ndihmojmë të tjerët.

Largimi prej të keqijave, siç janë ato materiale dhe të panevojshme na afron me Zotin, zemrat do ti kemi më të hapura ndaj lumturisë, zemërgjerësisë dhe altruizmit.

Jemi pjesë e një shoqërie e cila përkrahë miqësinë dhe respektin ndaj feve të ndryshme, një shoqëri të cilës kurrë nuk i ka munguar humanizmi, mirëkuptimi dhe respekti ndaj të afërve.

Prandaj, dëshiroj që të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të fesë islame vlerat e Bajramit t’u mbushin zemrat me ngrohtësi, paqe dhe mirësi, shtëpitë ti keni të mbushura me lumturi dhe sinqertet, dhe këto të jenë nxitje për të forcuar edhe më shumë besimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.Të gjithë besimtarëve musliman që janë duke kryer Haxhin, Zoti ia pranoft haxhillykun.

Gëzuar dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit!
M I N I S T R I

Mehmed Zenka