Të hënen për një vizitë pune në Ulqin do të qëndrojë Ministri i arsimit , shkencës dhe teknologjisë në qeverinë e Kosovës Arsim Bajrami me bashkëpuntorët e tij, njoftohet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Ministri Bajrami është ftuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, me përfaqsuesit e të cilëve do të mbajë një takim në sallën e vogël të Komunës ës Ulqinit me fillim në ora 12.00.
Ky është një rast i mirë që ministrit kosovar ti parashtrohen problemet me të cilat përballen studentët nga Mali i Zi që duan të regjistrohen në fakultetet e Kosovës, si dhe problemet e arsimit në përgjithësi.