Ministri i arsimit Boshkoviq për vizitë në Tiranë

0

Ministri i arsimit Predrag Boshkoviq, do të udhëheq delegacionin e Malit të Zi në mbledhjen e  Platformës së Ballkanit Perendimor për Arsim dhe Shkencë, që nesër dhe pasnesër mbahet në Tiranë.

Në mbledhje do të diskutohen arritjet në procesin e reformimit të arsimit të lartë në krahasim me mbledhjet e mëparshme të mbajtura në Torino me 2013-en dhe Bruksel 2014-en, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Poashtu do të paraqiten edhe shembujt e mirë në praktikë dhe do të diskutohet në lidhje me definimin e principeve kryesore për përmirsimin e kësaj fushe në përgjithësi.