Milionerët nga Mali i Zi fshehin pasurinë në Zvicër

0

Janë 106 mijë persona nga 203 vende të botës, që kanë hapur llogari bankare sekrete miliona dollarëshë në bankën HSBC, banka e dytë më e madhe tregtare në botë.

Raporti është publikuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington. Qëllimi është që këta persona tu shmangen taksave. Mes kësaj liste ka persona edhe nga vendet e rajonit të ballkanit, ku numrin më të madh e ka Greqia me mbi 2148 klientë.

Më pas renditen edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina. Shqipëria është përfshirë në listën e shteteve me zero klientë, por ndërkohë ICIJ, nuk ka dhënë informacione për shtete me zero osë më pak se 3 klientë. Po kështu,  raporti nënvizon se secili klient ka lidhje me më shumë se një shtet dhe se më shumë se 19 mijë klientë nuk janë të lidhur me asnjë shtet. Kjo nuk e përjashton mundësinë që mes këtyre 19 mijë klientëve të ketë edhe shqiptarë.