Meteriz: Gruaja gjendet e vdekur. Dyshohet për vrasje

0

Stana Bozhoviq, mësuese në pension, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Meteriz.

Sipas, burimeve jozyrtare të “Vijesti”, ajo është gjendur e lidhur dhe policia dyshon për vrasje me qëllim përfitimi. Mësohet se Bozhoviq para pak kohëve ka shitur një truall në afërsi të hotelit Albatros.
Vrasësi përvec aktit makabër ka bërë edhe bastisjen e shtëpisë në kërkim të parave.
Sipas policisë, vrasësi ka njohur rrethanat e jetesës së viktimës ose ka qenë i lajmëruar.