Mësimdhënësi goditet nga prindi për shkak të notës!

0

Mësimdhënësi S.K, i cili punon në shkollën fillore “Boshko Strugar”, është dhunuar nga një prind për shkak se nuk ishte i kënaqur me notën e fëmijës së vet, mëson portali ynë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, dhe sic mësojmë, mësimdhënësi u detyrua të kërkojë ndihmën mjeksore në KBC në Podgoricë për shkak të komplikimeve që ndodhen pas ngjarjes.

Prindi C.D dhe mësimdhënësi u morën në pyetje nga policia dhe ndaj të akuzuarit do të ketë ndjekje në gjendje të lirë.

Fatmirësisht këto ngjarje nuk janë të shpeshta por tingëllojnë shumë të hidhura, sidomos kur bëhet fjalë për një vend të vogël si Ulqini.