MESAZH NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË MLLADEN LLOMPARIT

0

Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të madh malazias, Mlladen Llompar, në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, shprehim ngushëllimet tona më të thella.

Z. Llompar do ta mbajmë mend si një poet të madh të letërsisë malazeze, si një mik të madh të Shoqatës sonë dhe si njeri që me përkushtim ka ruajtur dhe ndërtuar urat e miqësisë mes njerëzve dhe popujve në këto hapësira, edhe në kohët më të vështira.

Ju lutem që ngushëllimet tona të sinqerta t’ua përcillni familjarëve të z. Llompar, anëtarëve të PEN-it malazias dhe redaksisë së revistës “Ars”.

Ulqin, më 17 gusht 2017 ​ Kryetari
​ Ismet Kallaba