Në kuadër të një manifestimi solemn, nga profesorë dhe përfaqësues të kompanive gjermane arkitektes së sukseshme nga Ulqini Merita Haxhibeti Tafili, e cila punon dhe vepron ne Karlsruhe të Gjermanisë, iu dorëzua çmimi që mban emrin e inxhinierit të shquar gjerman Ludwig Lenz.
Ky çmim vjen si shpërblim për absolventen më të mirë të studimeve master në Universitetin e Karlsruhes, të cilat i perfundoi një vit më parë.
Merita ishte nxënëse e dalluar edhe gjatë shkollimit në Ulqin.