Mercedes-Benz paraqet makinën e parë pa pilot

0

Mercedes-Benz prezanton makinën e së ardhmes F 015 Luxury in Motion që aktualisht ekziston vetëm në formën e një prototipi, por i cili një ditë ndoshta edhe do të sundojë rrugëve. Mercedes-Benz e ka konceptuar këtë automjet pa pjesëmarrjen e detyrueshme të shoferit. Makina është e kontrolluar me ndihmën e ekraneve LED në të cilët edhe ndizet funksioni i autopilotit, kurse vendet e para, nëse është e nevojshme, sillen 180 gradë për të formuar një mini dhomë pritjeje brenda makinës. Makina që duket si një kapsulë në një anije kozmike është e gjërë dhe mund të strehojë 4 njerëz të mbledhur rreth një tavoline të vogël në mes. Ulëset kanë pozicione të panumërta që e bëjnë më të rehatshme kohën e kaluar brenda makinës. Falë aluminit, qelqit, dritave LED si dhe detajeve prej druri, brendësia e makinës duket vërtetë futuristike.