Mehmet Bardhi prapë deputet

0

Mehmet Bardhi, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, nga sot do të kthehet prapë në Kuvendin e Malit të Zi si deputet. Kjo sepse sipas marrëveshjes brenda koalicionit shqiptar, Nik Gjeloshajt sot i përfundon mandati si deputet dhe i takon Bardhit.

Sipas marrëveshjes parazgjedhore, edhe të hollat për financimin e partive ndahen në mes të partnerëve të koalicionit, ashtu që gjysma i takon Partisë Demokratike dhe Alternativës Shqiptare, ndërsa gjysma tjeter Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Bardhi ka deklaruar se do ta informojë publikun kur të zyrtarizohet kthimi i tij në Kuvend.