Medojeviq: LQ, PPS dhe Mali i Zi Pozitiv janë opozitë e rrejshme

0

Lideri i Lëvizjes për Ndryshime Nebojsha Medojeviq, ka deklaruar në faqen e tij Twitter,  se Lëvizja Qytetare, partia Popullore Serbe dhe Mali i Zi Pozitiv janë opozitë e rrejshme, dhe se ato punojnë në favor të Partisë Demokratike të Socialisteve.

Medojeviqi përseriti tezën se pas Lëvizjes Qytetare qëndrojne pronarët e “Vijesti”, të cilët janë milionerë.

“Epilogu i ngjarjeve në Nikshiq dhe Podgoricë, si dhe emrimet në Këshillin për siguri tregojnë qartë që qellimi i këtyre partive të rrejshme opozitare është shpëtimi i regjimit aktual.Duke formuar parti me programe të njejta si PDS dhe PSD, qëndrat e lidhur me pushtetin vetëm mundohen të shpetojnë regjimin aktual” , shkruan Medojeviq.

Akuzat e Medojeviqit kanë ardhur vetem disa ditë pasi lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq, ka njoftuar fillimin e bisedimeve me pjesën tjetër të opozitës në lidhje me formimin e qeverisë së përkohshme.

“Shumë prejt tyre i kanë fituar milionat duke mbeshtetur Gjukanoviqin dhe tani duan ti japin mësim Lëvizjes për Ndryshime dhe mua.Si nuk keni fytyrë?Ato të cilët me ’98 formuan me Gjukanoviqin paktin -më parë shteti e më pas demokracia- tash në 2015 e kanë parë kaosin ku ndodhet vendi pa demokraci.Tash ato janë milionerë- shkruan në mes tjerash Medojeviq.

 

/http://portalanalitika.me/clanak/172160/medojevic-gp-snp-i-pozitivna-su-lazna-opozicija