Mediat shkruajn, URA nënshkruan

0

Lëvizja qyetare URA vazhdon të poshtërojë anëtarët dhe simpatizantët e saj me deklarata qesharake dhe shpallje fletushkash të shkruara në Word pa kurrfarë emri , nënshkrimi, adrese, apo cfarëdo elementi që mund të konsiderohet si fakt. Dhe të gjitha këto me pretendimin se mund të besohen. Kur kjo del aq qesharake sa pësojnë reagime negative edhe nga vetë anëtarët e tyre, atëherë fajin e ka portali lajm.me.

Zotërinj nga URA, keni publikuar një letër pa asnjë element vërtetësie dhe po sillen sikur kanë zbuluar aferën Watergate.
Përgënjeshtrimi jonë i kësaj letre ishte lista e emrave që morën pjesë në emisionet që VETË ju i përcaktuat si të “dyshimta” , çka dëshmon për seriozitetin e këtij “dokumenti”. Sikur të jetë e vërtet, çdo emër që shkruan në artikullin tonë, sipas jush, janë anëtarë të Forcës, përfshirë këtu edhe anëtarët tuaj. Kjo e bën këtë vërtet qesharake.
Tekstet tuaja jo se janë shumë të kuptueshme, përvec asaj se kush i shkruan. Janë të gjitha të shkruara nga një person dhe të kuptueshme behën vetëm nëse lexohen në gjuhën malazeze, sepse ajo është gjuha e tij, e as ju nuk dini ti përktheni shqip por paguani personin për ti përkthyer. Do të kishte qenë mir ta kishit paguar edhe për “fletushkën” në Word, nuk do të kishte pasur gjithë ato gabime. E çdo gjë brenda zyrave të redaksisë së një portali. Kaq për moralin e medias së pavarur që mundoheni të shitni.
Sa i përket fakteve që keni, ju lutemi publikoni çdo gjë që keni në dispozicion, nuk keni arsye pse ti mbani. Bile nëse janë fakte të mirëfillta do i publikojmë edhe ne, pavarësisht kënd dëmtojnë ose favorizojnë.