Mediat serbe: Krimet që ka bërë kryepolici Nehat Thaçi i arrestuar

0

Mediat serbe po e trajtojnë gjerësisht arrestimin e kreut të policisë së rajonit të Mitrovicës Nehat Thaçi.
Gazeta serbe, Kurir e njohur për qëndrimet e saj nacionaliste, shkruan se Thaçi dyshohet se në vitin 199 në rajonin e Lipjanit ka organizuar persekutimin e popullatës joshqiptare si dhe shkatërrimin e pronës së tyre.
Thaçi u arrestua të enjten në vendkalimin administrativ Konçul pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, duke u dërguar menjëherë në paraburgim në këtë qytet.
Zëdhënësi i Gjykatës së Lartë në Nish, Iva Popiviç deklaroi se hetimi kundër kreut të policisë për Qarkun e Mitrovicës, ka nisur 7 vite më parë nën akuzën e terrorizmit, ku bashkë me të i akuzuar është edhe një shtetas tjetër nga Kosova me iniciale A.T.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë ka lëshuar më 17 shtator 2010, vendimin për paraburgimin e dy të dyshuarve.
“Kurir” shkruan se gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe Metohi, Thaçi ishte zyrtar i lartë i policisë në Prishtinë dhe ka drejtuar njësitë për persekutimin e popullatës jo-shqiptare.
Gazeta shkruan se një dëshmitar ka vdekur, ndërsa djali i tij ka dhënë prova kundër Thaçit. Pas kërcënimeve, thuhet se u janë djegur shtëpitë banorëve serbë.