Mediat mbar shqiptarë përshëndesin aprovimin e Planit Hapësinor.

0

Sigurisht  që Plani hapësinor i Ulqinit është lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e Ulqinit sepse hap rrugën e zhvillimit të shumëpritur dhe dëshmon realizimin e marrëveshjes së koalicionit Shqiptarët e Vendosur.

Këtë lajm e kanë përcjelle dhe mediat shqiptare të rëndësishme në Kosove dhe Shqipëri duke e cilësuar si një arritje e shqiptarëve dhe përmbushje e kërkesave kryesore të shqiptarëve. Duke veçuar çështjen e Valdanosit, Kripores dhe sidomos të theksuar ndaj lidhjes infrastrukturore duke zgjeruar rrugën e Shtojit, ndërtimin e urës mbi Bunë, lidhja me Shqipërinë me hapjen  e një pike të re kufitare.

Gjë që fatkeqësisht nuk ka ndodhur me disa mediume lokale të Ulqinit që këtë lajm e kanë mbuluar me tekste të dorës së dytë dhe mundohen ta minimizojnë për shkak të politikave keqdashëse që i drejtojnë ato mediume.