Me 7 dhe 8 Prill Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores

0

Konferenca e dytë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqin do të mbahet në Podgoricë dhe Ulqin, me 7 dhe 8 prill të vitit 2016, nën organizimin e Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve, EuroNatur –it dhe Komunës së Ulqinit.

Arsyeja për ri-organizimin e konferencës për mbrojtjen e Kripores, një vit më vonë se ajo e para është simbolike, pasi mbrojtja e saj kombëtare dhe ndërkombëtare , pavarësisht konkluzioneve të miratuara nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, nuk është arritur.

Edhe pse progresi në drejtim të mbrojtjes së përgjithshme të këtij ekosistemi është arritur duke krijuar një kontroll të përkohshëm nga Parqet Kombëtare të Malit të Zi dhe riparimin e pompave të cilat janë jetike për regjimin hidrologjik të Kripores, afatet kohore të përcaktuar në konkluzionet e konferencës së fundit nuk janë respektuar.

Për këtë arsye, iniciatorët e propozimit të mbrojtjes së Kripores morën  në konsiderim organizimin e  Konferencës së dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e saj, si vazhdimin i dialogut të vendosur më parë me bashkësinë ndërkombëtare dhe Ministrinë kompetente, duke marrë parasysh në mënyrë konstruktive të gjitha pengesat që janë hasur gjatë finalizimit të mbrojtjes së kësaj zone.