Më në fund rrjedh ujë në kanalet e Kripores

0

Siç mund edhe të vërehet në fotografitë e postuara nga Qëndra për mbrojtjen dhe monitorimin e zogjve, në kanalet e Kripores më në fund po rrjedh ujë.

E gjithë kjo u mundësua nga një senzibilizim i paparë ndërkombëtar për ruajtjen e Kripores si qendër me rëndësi të vecantë për florën dhe faunën europiane. Deri kur u kyçën ambasadat e vendeve të Europës, sidomos Gjermanisë, qeveria e Malit të Zi e la Kriporen të shkatërrohet falë papërgjegjsisë dhe privatizimit katastrofal.

Edhe pse kjo nuk do të thotë se Kriporja ka shpëtuar, të paktën do të ruhet biodiverziteti i saj.