MD: 147 000 euro për rregullimin e murit dhe parmakëve nga ish-hotel Galebi deri tek hotel Albatrosi

0

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të të Mirave Detare u vendos që menjëherë pas dhënies së lejes së ndërtimit nga Sekretariati për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit, të shpallet tenderi për rregullimin e murit mbajtës dhe parmakëve në rrugën nga ish-hotel Galebi deri tek hotel Albatrosi.

Pritet që leja të merret në ditët në vijim dhe që punimet të fillojnë rreth gjysmës së dytë të nëntorit, e të përfundojnë deri në fund të prillit, e kështu kjo pjesë shumë e frekuentuar nga turistët të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Në planin financiar të MD janë siguruar 147 000 euro për këtë investim.