Mbrojtësi i njohur i cështjes shqiptare në SHBA, Joseph Dioguardi, akuzon rëndë Hashim Thaçin

0

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, në dëshminë e tij para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme, që është mbajtur dy ditë më parë në Washington, ka bërë akuza të rënda ndaj elitës politike kosovare e cila sipas tij po bëhet gjithnjë e më pasur.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të deklaratës së Dioguardit.

“Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Humbja e shpresës së shqiptarët, popullatë pro-amerikanë në Evropë, po ashtu është e ndërlidhur me bashkëpjesëmarrjen e BE-së e ShBA-së në disa nga shembujt më flagrantë të korrupsionit, i cili po bën kërdi në Kosovë (njëri nga operativa e BE-së, shtetas gjerman, është dënuar për vjedhjen e 4.3 milionë eurove). Është koha po ashtu që Administrata të pranojë rolin të cilin ish-ambasadori në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luajtur në nxitjen që Korporata Bechtel të ndërtojë autostradën prej një miliardë dollarësh prej Kosovës deri në Shqipëri (kostoja e së cilës u ngrit në 2 miliardë dollarë dhe e cila ka mundur të ndërtohet për shumë më pak para nga kontraktues lokalë) dhe më pas të marrë një pozicion të lartë në Bechtel në Afrikë pas largimit nga Kosova. Ndërtimi dhe kostoja e saj e tepruar ndodhën deri sa Kosova ishte (dhe është) një vend i paaftë për të krijuar vende pune dhe stabilitet politik. Kjo është tërësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i State Departamentit të ShBA-së.”

 

/gazetaexpress/