Mbrëmje solemne me rastin e dekorimit të prof.dr. Ruzhdi Ushakut

0

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, Qendrën për Kulturë, shoqatën Art-Club, Bashkimin e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe Fondacionin Lika, organizojnë mbrëmje solemne me rastin e dekorimit të prof.dr. Ruzhdi Ushakut me cmimin “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e Ulqinit”.

Mbrëmja solemne do të mbahet sonte në hotel Mediteran me fillim në ora 19.00.