Mbrëmje përkujtimore për Edith Durham

0

Ditën e shtunë, me datë 20 dhjetor 2014, me fillim në ora 18.00, Qendra për Kulture Ulqin organizon mbrëmje përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së znj.Edith Durham.Mbrëmja do të mbahet në Galerinë e Arteve.

Znj.Durham ishte shkrimtare dhe udhëtare britanike e cila u bë e njoftur për mbrojtjen e cështjes shqiptare në Europë, si dhe pasionin e saj për traditat dhe kulturën shqiptare.

Me këtë rast do të bëhet edhe promovimi i librit të mr.Medina Çoba “Edith Durham dhe shqiptarët”