Mbrëmje e serenatave ulqinake

0

Sonte në Qendër për kulturë u mbajt mbrëmja promovuese e serenatave të bukura ulqinake.

Nën organizimin e komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Lika, mbrëmja kaloi në një atmosferë e cila ringjalli emocione të kohërave të kaluara, por edhe njëkohësisht përcolli mesazhin se melosi i këtij qyteti bregdetarë është në duar të sigurta.

Artistët tashmë të njohur të qytetit si grupi “Burimi” i udhëhequr nga mjeshtri Mustaf Zhygjeli por edhe ato më të rinjtë si Armend Milla dhe Gjylie Pelingu, kënaqën të pranishmit me interpretimin e shkëlqyer të këngëve më të bukura ulqinake.

Përveç këtyre interpretuan edhe artistë të tjerë vendas dhe të ftuar.

Duhet të përmendet këtu patjetër edhe kontributi i madh i të apasionuarit të muzikës së lehtë vendase prof.dr.Ruzhdi Ushakut, dhe vajzës së tij kompozitores Adelina Ushaku-Hashani.

Programin e mbylli vallja shekullore e arbëreshve, e interpretuar nga shoqata artistike “Zana”.