Mbrëmje donatore për të ndihmuar klubin Otrant-Olimpik

0

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës z.Nazif Cungu, të mërkurën në beach bar “Belvi”, me fillim në ora 20.00 do të organizohet mbrëmje donatore për të ndihmuar financiarisht klubin e futbollit Otrant-Olimpik.

U bëhet thirrje të gjithë afaristëve që punojnë dhe jetojnë në Ulqin, por edhe dashamirësve të tjerë, që me pjesmarrjen e vet të ndihmojnë të vetmin klub futbolli të qytetit.

Pjesmarrja në mbrëmje është 100 euro, kurse ato që dëshirojnë do të kenë munëdsi që nëpërmjet ankandit për sponzorim të ndihmojnë edhe me shuma më të mëdhaja.