Mbledhja e Kuvendit Komunal me 15 qershor

0

Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, do të thërrasë mbledhjen e rradhës së Kuvendit Komunal me datën 15 qershor, mëson portali ynë.

Në rend të ditës do të jenë mjaft pika me rëndësi për qytetin, ku spikat ajo e emërimit të rrugëve, propozim vendimi për plotësimin e planit të vendosjes së objekteve të përkohëshme, si dhe propozim plani për luftën kundër korrupsionit në Komunën e Ulqinit.

Mungesa e mbledhjeve të Kuvendit ka ngjallur reagimin e disa partive opozitare se marrëdhëniet në mes partive të koalicionit nuk janë të mira, dhe se kjo është arsyeja e vërtetë mosbajtjes së seancave.