Mbledhja e ardhshme e Kuvendit: Pritet të miratohen pika të rëndësishme

0

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal këshilltarët do të kenë para vetes një numër pikash me mjaft rëndësi për qytetin.

Siç mëson portali lajm.me në rend të ditës pritet të jenë 10 pika, ku bien në sy propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për emërimin e kryeadministratorit të Komunës, ndryshimet dhe plotësimet e planeve urbanistike në zonat e Pinjeshit, Limanit, Kodrave etj, si dhe propozime vendimi për tatimin në patundshmëri.

Data e mbajtjes së mbledhjes akoma nuk është caktuar, çka pritët të bëhet në kolegjiumin e Kuvendit.