Mayweather vs Pacquiao, takimi i shekullit

0

Më në fund ka mbërritur momenti i sfidës së boksit mes amerikanit Floyd Mayweather dhe filipinasit Manny Pacquiao.

Ndeshja, cila është cilësuar si takimi i shekullit, do të zhvillohet në 3 të mëngjesit të së dielës me orën tonë.

Las Vegas do të jenë të pranishëm më shumë se 16 mijë spektatorë të cilët kanë paguar bileta tepër të shtrenjta.

Shpërblime të mëdha për secilin nga boksierët ndërsa të ardhurat pritet të kalojnë 400 milionë dollarët.

Mayweather nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ndërsa Pacquiao synon të bëjë suprizën në duelin ku do të përcaktohet edhe kampioni i padiskutueshëm peshës Welter.