Mavriq: Nuk mund të ulemi në nivelin tuaj

4

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq ka dërguar një reagim ndaj deklaratave të nënkryetarit tjetër dhe zyrtarit të URA-s Safet Beci, në gazetën Vijesti me datën 18 janar.

Reagimin po e japim në terësi.

 

 

“Megjithëse njihemi edhe më përpara se keni marrë vendimin fatkeq të hyni në politikë, më duhet të pranoj se keni arritur të më impresiononi me mënyrën e udhëheqjes së dialogut tuaj politik. Për këtë është edhe e vështirë të fajsoheni , por mund të vazhdoni të shisni mjegull.

Në lidhje me aktivitetet dhe udhëtimet e mia  mos u shqetësoni, pasi punën e nënkryetarit të komunës e bëj në interes të të gjithë qytetarëve, ndryshe nga ju dhe burokratët e tu partisë suaj që Komunën e kanë shëndrruar në vendpushimin e vet.

Pasi thoni se luftoni për ngritjen e vetëdijes dhe nxitjen e zhvillimit të kulturës politike, mendoj se qytetarëve të Ulqinit deri tani nuk u keni  treguar asgjë nga cilësitë e mësipërme, përveç histerisë politike.

Rezulton të jetë e drejtë thënia: “. Nëse dikush është i përfshirë në politikë nuk do të thotë se është edhe një politikan i mirë”

Unë dua që ta keni absolutisht të qartë se nuk do arrini të ndani qytetarët e Ulqinit në “tanët” dhe “tuajt”,  përçaj dhe sundo kësaj rradhe nuk do tu ecë në asnjë mënyrë. Në të kaluarën kemi pasur rivalë politik më të fortë se ju dhe kurrë nuk i kemi kaluar kufijtë e mirësjelljes elementare, kurse për ju shkelja e tyre është diçka me të cilën krenoheni.

Pra ju lutem që në politikë mos ti shtrini më dorën askujt,  sepse sa herë që e keni bërë, (edhe pse shumë shkurt) aty më hajr nuk ka pasur. Bile përkundrazi, “kundërshtari” i juaj kryesor politik , PDS, është forcuar pikërisht pas vendimit tuaj që të merreni me politikë në Ulqin. Koha është të shihni nëse jeni në rrugë të mbarë.

Si unë ashtu edhe të tjerët e kemi të qartë se pas fjalëve tuaja fshihen ushujza që nëpërmes diskreditimit tuaj duan të arrijnë qëllimet e veta politike, prandaj edhe nuk u vë faj. Vihet re se nga dita në ditë “kërceni”me deklarata rreth asgjëje dhe çdo gjëje, dhe nuk është çudi që qytetarët këtë sindrom kanë filluar ta njohin si sindromi i karkalecit, dhe ne e dimë se karkalecat janë dëmtues natyrorë.

Nga respekti për disa nga miqtë e mi të dashur dhe të afërt me ju, po u jap fund polemikave të mëtejshme. Diskreditimin tuaj të mëtejshëm me mënyra që përdor mentori juaj , unë nuk do ta vazhdoj. Sa i përket transparencës dhe kush dhe sa ka punuar, këtë do ta vendosin qytetarët.

Kuptohet, ju mund të vazhdoni monologun.”

4 KOMENTET

  1. Nuk jam me asnji pale , por kja pergjigje ne krahasim me ate te Becit dallan si nata me diten.Absolutisht kurgja nuk ke than me kta fjale.

  2. Per ignorantat mesiguri qe jo, por per ata pak ma te dijshem do te thote shume.

  3. Ti ma se pari meso me shkru nji here e masenej dil e shit pallavra.Fjala IGNORANTA nuk egziston ne fjalorin e gjuhes shqipe. Beci e ka deklasu Ardin, tuj fillu me bioenergji e tuj perfundu me fusnoten ne historine e Ulqinit.

  4. I pac sonte kta te URAës siguro jam mledh per me kuptu cka i ka shkru Ardi.
    Ardi tjeter her shkruja ma thjesht se nuk kuptojn kta shume, holle shkruja se jan tru holle.

Comments are closed.