Materniteti ne Ulqin do vazhdoj punën si dhe deri tani!

0

Në takimin e mbajtur enkas për fatin e Maternitetit të Ulqinit, Ministri i shendetësisë Shegrt ka informuar udhëheqesin e Komunës së Ulqinit në krye me Kryetarin Cungu që kanë konstatuar se në Ministri është bërë gabim – kështu që nuk ka vendim për mbylljen e maternitetit por përkundrazi ai do vazhdoj punën si dhe deri tani!

Sigurisht që kjo nuk është statusi me të cilen do të kenaqen qytetarët e Ulqinit – duhet sigurohet ngritja e sherbimeve të maternitetit me Transfuzion, sallë të operimeve dhe kuadro të specializuar!

Tesh disa ditë është formuar grupi në facebook “Të shpëtojmë Maternitetin” që e kanë hapur disa punonjëse shëndetësore të brengosur për fatin e maternitetit ku janë lajmëruar një numër i madh i nënave që kan lindur foshnjat e tyre në këtë maternitet.

Takimi i organizuar nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me Ministrin Shegrt do të gëzojnë të gjithë këto nëna por edhe të gjith ato që presijn të lindijn në Ulqin.