Marrëveshja Forca – PDS: Komuna e Tuzit para zgjedhjeve parlamentare

0

Sipas aneksit të marrëveshjes në mes Forcës dhe PDS, Tuzi duhet të fitojë statusin e komunës së pavarur deri në fund të pranverës së ardhshme, shkruan “Pobjeda”.

Ky aneks pritet të nënshkruhet në ditët në vijim, me cka partia më e madhe do të pranojë transformimin e komunës urbane të Tuzit në komunë me të drejta të plota, para zgjedhjeve parlamentare që priten diku në vjeshtë të vitit 2016.