Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër 2018

0

Për të shtatin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Ulqin – Shkodër 2018. Më 25 Nëntor 2018 në ora 09:00, përballë godinës së Komunës së Ulqinit, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Shkodra, përballë godinës së Bashkisë. Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit 2018 do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe duke bashkuar popujt e ndryshëm të trevave të ndryshme. Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Regjistrimi ka filluar dhe mund të bëhet online përmes web-faqes http://marathon-ulsh.org/ .Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes emaileve knsh@t-com.me ; kksh.mn@gmail.com .