Maqedonia dhe Somalia, dy vendet e vetme në botë ku nuk dihet numri i popullsisë

0

Maqedonia dhe Somalia janë dy vendet e vetme në botë ku nuk dihet saktësisht se sa banorë kanë. Derisa Somalia ka njoftuar regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm, për Maqedoninë kjo nuk dihet se kur mund të ndodh, raporton Al Jazeera.

Arsyet e kësaj janë kryesisht politike. Në regjistrimin e fundit, i cili është bërë në vitin 2002, 64%  popullsisë ishin maqedon, kurse 25% shqiptarë. Por ky regjistrim ishte mjaft kontrovers, pasi ekzistonin kundërthënie në ligj dhe mënyrën e implementimit të tij.

Tentativa për një regjistrim të ri në vitin 2011 dështoi plotësisht, kur komplet antarsia e komisionit për shtetëror për kryerjen e tij dha dorëheqjen.

Analistët bien dakord se arsyet e dështimit të regjistrimit janë politike. Koalicioni në pushtet nuk donte që rezultati i regjistrimit të shkaktonte debate socio-politike të cilët mund të shfrytëzoheshin kundër tyre.

Edhe pse qeveria ka njoftuar regjistrim të ri, pak kush beson se ai do të ndodh në të ardhmen e afërt. E sigurtë është vetëm frika e klasës politike nga rezultatet e tij.