Maqedoni, lëkundje të fuqishme tërmeti

0

Një tërmet i fortë ka tronditur Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar prej 5.1 shkallë rihter, ndërsa epiqendra e tij është midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth 7 km në lindje të Shkupit.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:10 minuta.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë përveç në Shkup, edhe në Tiranë dhe Prishtinë.