Maqedoni, akuza për shpërdorim detyre ndaj katër zyrtarëve

0

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka ngritur një padi të re ndaj zyrtarëve nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Për keqpërdorim financiar akuzohen tre drejtues të Agjencisë për siguri dhe Kundërzbulim dhe një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët gjatë procedurave të blerjes së disa pajisjeve nga Britania e Madhe kanë përvetësuar mbi 860 mijë euro.
“Në vend që pajisjet të blihen direkt nga Britania e Maqedonia, ku kanë qenë më të lira, personat e akuzuar këtë e kanë bërë përmes një kompanie tjetër “Finzi”, drejtues i së cilës një kohë ishte një familjar i të akuzuarit të tretë, e cila pajisjen e kishte blerë para se të shpallet tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme.”
“Pasi janë marrë vesh, dy të akuzuarit e parë kanë kërkuar nga dëshmitari i punësuar në MPB që të blejë pajisjen nga Britania e Madhe, e cila më pas i është stërshitur sektorit të brendshëm, ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë edhe me mirëmbajtjen e tyre me një çmim që po ashtu dëmonte buxhetin e shtetit”, ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.
Për këtë raste aktualisht ishin ngritur dy padi ndaj 21 personave, në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevksi.
Rasti i sotëm, i titulluar si “Thesari”, është i gjashti i ngritur nga Prokuroria Speciale që nga paraqitjen e aferës së përgjimeve në shkurt të vitit të kaluar. Deri më tani procedurat kanë nisur edhe për rastet “Titaniku”, “Tortura”, “Kalaja”, “Transportuesi” dhe “TNT”.