Manifestimi “Maslina Split”: Medalje e argjendtë për Bilal Krajën

0

Bilal Kraja nga Pistulla e Ulqinit, i cili është njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit, ka arritur të marrë medaljen e argjendtë për cilësinë e vajit të tij. Ky çmim Krajës iu dha në manifestimin e përvitshëm “Maslina Split” në Kroaci, që u mbajt me 27 dhe 28 shkurt.

Bilal Kraja në ullishtën e tij numëron mbi 3000 rrënjë ulliri, kurse vaji i tij “Golden drop” cilësohet si më cilësori në vend.