Mandiq: Pritja e Thacit është akt tradhtie

0

Në intervistën e dhënë për gazetën “Dan”, lideri i Demokracisë Serbe të Re Andrija Mandiq, pritjen e Hashim Thacit nga qeveria malazeze që planifikohet me 15 janar, e ka quajtur akt tradhtie kombëtare.

Ai shtoi se kryeministri Gjukanoviq, i cili në pushtet ka ardhur si mbështetës i politikës pro serbe, do të mbahet mend në historinë e serbëve njelloj si Vuk Brankoviqi.

Sipas Mandiq, ardhja e Thacit është triumf i politikës së shqiptarëve të Kosovës, dhe nëse Gjukanoviq do të jetë akoma në pushtet, do të bëjë tregti edhe me pjesët territoriale të Malit të Zi.

“Nese kjo do tu mundësonte qeverisjen në pjesët e mbetura të Malit të Zi, ato nuk do të hezitojnë të mbështesin formimin e Shqipërisë së Madhe” , tha Mandiq

Pritet që Thaci me 16 janar të vizitojë edhe Ulqinin.