Mali i Zi-Shqipëri : Njohja e dyanshme e patentave të shoferit

0

Me 18 dhjetor,gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme Igor Lukšić në Shqipëri,do të bëhet nënshkrimi i marrvëshjes ndërmjet dy vendeve,që do të bëje të mundur njohjen e patentave të lëshuara nga organet përkatëse të të dy venedeve,në vendin ky shfrytezuesi i patentës jeton apo ka vendbanim të përkohshëm.

Validiteti i këtyre patentave pushon se ekzistuari nje vit mbas marrjes se lejes se venbanimit apo qëndrimit të përkohshëm në shtetin tjetër.

 

” Gjatë procedurës së shkëmbimit të patentave te shoferit, autoritetet kompetente të palëve kontraktuese bejne tërheqjen e  lejeve që duhet të këmbehen dhe të kthehen tek autoritetet kompetente të palës tjetër kontraktuese, së bashku me listën e tyre dhe njoftimin përkatës. Autoriteteve kompetente të secilës palë kontraktuese , që kryejnë vlerësimin e përmbushjes së kushteve për njohjen e patentave të makinës , u duhet tu dorëzohet një përkthim zyrtar i këtyre patentave. I njëjti autoritet i një pale pontraktuese, kërkon informacion nga autoritetet kompetente të palëve të tjera kontraktuese në lidhje me vlefshmërinë e patentave dhe të dhënave të përmbajtura në to”, thuhet në marrveshje.

 

Kjo marreveshje ka një afat te paskadueshem,dhe secila palë ka te drejtë ta anulloje me një lajmërim të palës tjetër kontraktuese  nepërmjet organeve diplomatike.