Mali i Zi shënon rritje në raportin e Bankës Botërore “Doing Business”

0

Raporti i “Doing Business” i Bankës Botërore e ka renditur Malin e Zi në vendin e 36-të në botë, përsa i përket ekonomisë dhe lehtësisë për të ngritur një biznes në vend. Mali i Zi këtë vit shënon rritje prej 6 vendesh, pasi vitin e kaluar ishte në vend të 42-të. Ndër gjërat më të rëndësishme që kanë ndikuar në këtë rritje është lehtësimi i procedurave që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit.

Ndërkohë, edhe shtetet e tjera të rajonit kanë shënuar ngritje në këtë klasifikim, ku vlen të përmendet Shqipëria, e cila renditet e 68-ta në botë, me një rritje prej 40 vendesh sipas klasifikimit të Bankës Botërore.

Kryeministri Rama u shpreh se është “Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes”.

Kosova gjithashtu ka shënuar rritje prej 6 vendesh, duke u pozicionuar e 75-ta në botë për të bërë biznes.