Mali i Zi ndër të fundit në Europë si brend turistik

0

Një ndër kompanitë me renomenë më te mire në botë kur flitet për brendimin (markimin) e vendeve,regjioneve dhe qyteteve në mbarë botën, Bloom Consulting, ka renditur Malin e Zi në vendin e 37 në Europe, nga 41 vende gjithsejt, në edicionin e saj për turizmin për vitin 2014-2015.

Mali i Zi ndodhet në pozicion më të keq nga të gjitha vendet e rajonit, me perjashtim të Bosnjes(39) e Maqedonisë(40), dhe pas Serbisë (36) dhe Shiperisë (35).

Në krye të rënditjes, përsa i përket Europës, ndodhet Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca,ndërsa në nivel botërorë e pakontestueshme është SHBA, e ndjekur përseri nga Spanja dhe Gjermania.

Sic duket nga kjo rënditje, shpenzimet dhe perpjekjet e Malit të Zi  por edhe të vendeve të tjera të rajonit, për një ngritje të rolit dhe rëndësisë së tyre si brende (marka) rajonale dhe globale turistike , deri tani mund të quhen të dështuara.

 

Më shumë detaje mund të gjeni ne vetë faqen e kësaj kompanie

http://www.bloom-consulting.com/pdf/rankings/Bloom_Consulting_Country_Brand_Ranking_Tourism.pdf