Mali i Zi dhe Shqipëria vendet me numrin më të madh të vrasjeve në Ballkan

0

Sipas analizave të kryera nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetit, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë numrin më të madh të vrasjeve në të gjithë Ballkanin.

Analiza e bazuar në të dhënat statistikore sipas viteve të ndryshëm, tregojnë se në Shqipëri ka 5 vrasje në 100.000 banorë kurse në Mal të Zi kjo shifër është 3.5 vrasje, dhe 4.74 në Podgoricë.

Mali i Zi zë vendin e parë në Ballkan por edhe në Europë për vrasjet me armë zjarri, rreth 70%  të tyre.

Në dy vitet e fundit në Mal të Zi kanë ndodhur 31 vrasje, prej të cilave jane zbardhur 26.

Nga keto, 4 vrasje që kanë ndodhur në vitin 2014 nuk janë zbardhur akoma.