Mali i Zi i hap dyert NATO-s. Të gjithë 46 deputetët votojnë PRO

0

Kuvendi i Malit të Zi sot në mbledhjen e mbajtur në Cetinë, votoi njëzëri për ligjin për marrëveshjen verioatlantike, i cili i hap rrugë antarsimit të Malit të Zi në NATO.  Të gjithë deputetët e pranishëm, 46, votuan pro këtij ligji..

Gjatë mbajtjes së seancës, jashtë saj një numër prej disa qindra qytetarësh dhe përfaqsuesit e partive opozitare që janë kundër NATO-s , protestuan në mënyrë paqësore.

Në seancë morën pjesë edhe deputetët e Partisë Socialdemokrate, të cilët e bojkotojnë këtë institucion që prej zgjedhjeve të tetorit.

E vetmaj parti e cila deklarahet pro antarsimit në NATO, por që nuk mori pjesë në seancë , është Lëvizja Qytetare URA.