Mali i Zi merr ftesën për antarsim në NATO

0

Mbrëmë 28 antaret e Aleancës Euroatlantike kanë rënë dakord që Malit të Zi ti dërgojnë ftesën për NATO.

Këtë vendim historik e bëri publik sot në mëngjes Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Jens Stoltenberg. Ai tha se antaret e NATO-s kanë vlerësuar përparimin e Malit të Zi, por se puna më e madhe pritet në periudhën e ardhshme deri në antarsimin e plotë.

Stolteneberg vendimin zyrtar ia dorëzoi ministrit të punëve të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq, dhe ministres së mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq.