Mali i Zi me mbi një milion përdorues të telefonisë celulare!

0

Në fund të gushtit të këtij viti, në Mal të Zi ka pasur 1,104,000 përdorues të telefonisë celulare, që është e barabartë me 178.01 përqind shkallë penetrimi, sipas Agjencisë për Komunikim Elektronik dhe Aktivitet Postar.

Nga numri total i përdoruesve, Telenori ka 425,767 (38.58%), T-Mobile ka 364,663 (33.04%) dhe m:tel ka 313,268 (28.38%). Përdoruesit postpaid përbëjnë 31.32% të numrit total të përdoruesve, ndërsa ata prepaid përbëjnë 68.68%.