Mali i Zi del nga recesioni

0

“Mali i Zi ka dalë përfundimisht nga recesioni”, ka njoftuar Banka Qendrore e Malit të Zi (BQMZ).

Në deklaratën e BQMZ thuhet se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) këtë vit pritet të jetë 2.5% dhe se deficiti buxhetor pritet të jetë më i ulët se ai i vitit të kaluar, sepse masat e konsolidimit fiskal kanë filluar të japin rezultate.

Megjithatë, vlerësohet se ekonomia malazeze do të vazhdojë të përballet me një numër të madh rreziqesh dhe se dobëia më e madhe e saj është zvogëlimi i likuiditetit të sektorit real.

BQMZ i ka sugjeruar Qeverisë së Malit të Zi që në bërjen e politikave ekonomike për vitin 2015, theksi të vihet në reformat strukturore, të cilat do të kushtëzonin rritje të mëtejme ekonomike dhe stabilitet.

Masat më të rëndësishmë të politikave ekonomike duhet të lidhen me vazhdimin e konsolidimit fiskal, ndryshimin gradual të modelit të zhvillimit, përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë malazeze, përshpejtimin e negociatave me BE-në, vazhdimin e reformave strukturore dhe privatizimit, vazhdimin e liberalizimit dhe heqjen e pengesave për biznesin, thotë më tej BQMZ.