Malësia e vitit 1908/1909 – përbërja etnike

0

Par pak kohësh është bërë publik dokumenti i vitit 1908/1909, i cili tregon se Tuzi me rrethina ishte i banuar 100% nga shqiptarët, ndërsa Gucia dhe Rozhaja 82.6% dhe 86.5% respektivisht.

Kjo është fotokopje e dokumentit origjinal të cilin Komisioni Shqiptar e ka pëdorur në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 për të mbrojtur territoret e banuara me shqiptarë dhe për të dëshmuar mbi padrejtësitë e copëtimit të tokave shqiptare.

Në këtë dokument gjithashtu janë të dhënat për shumicën e qyteteve të Kosovës dhe një pjesë të qyteteve të cilat janë aktualisht brenda kufijve administrativë maqedonas.

Ndryshimet e mëdha në përbërjen etnike të Malësisë gjatë 100 viteve të fundit janë tregues të qartë të politikave diskriminuese dhe asimiluese të shtetit të Malit të Zi ndaj popullatës autoktone shqiptare.