Makinat më të mira në botë së shpejti në Ulqin

0

Sajti francez www.lesvoitures.fr  jep një informacion mjaft interesant.

Prej datës 1 deri me 7 Maj, do të fillojë një tur automobilistik i makinave më prestigjioze i cili do të kalojë nëpër 8 vende të Europës. Sipas planit, një ndër këto vende do të jetë edhe Mali i Zi, nepër bregdetin e të cilit do të kalojë ky “karavan” i makinave luksoze.

Ky tur është i inspiruar nga turi “Gumball 300” që organizohet në Britani dhe që kalon nëpër të gjithë kontinentet.

I quajtur “Pink Panther Tour”, sipas bandës së famshme të grabitësve (me origjjinë ballkanike), ky tur do të fillojë në Francë, për të kaluar pastaj në Çeki, Hungari, Serbi, e kështu me radhë. Në të do të marrin pjesë 20 makinat më luksoze që ekzistojnë.

Pink2

Ulqini do të jetë qyteti i parë në Mal të Zi që do të presë këtë eveniment, i cili më pas do të udhëtojë drejt Tivatit (Porto Monrenegro) dhe më tej drejt Dubrovnikut.

Pink3

Mund të themi se kjo ngjarje do të jetë një reklamë e mirë për qytetin tonë, duke sjellë një frymë moderne europiane që ndoshta nuk e kemi pasur që nga vitet ’80