Maji 2015, maji më i nxehtë në histori

0

Muaj maj i vitit 2015 ka qenë muaji maj më i nxehtë në botë që prej fillimit të zbulimit të temperaturave në vitin 1880 duke treguar se ngrohja e planetit vazhdon, njoftoi sot Agjencia amerikane oqeanike dhe atmosferike (NOAA).

“Bëhet fjalë për muajin maj më të nxehtë në histori”, deklaroi Derek Arndt, një shkencëtar i “National Oceanic and Atmospheric Administration” duke nënvizuar se pesë muajt e parë të vitit 2015 janë gjithashtu më të nxehtët të regjistruar ndonjëherë.