Luljeta Sefa: Ato që mendojnë që vendosja e busteve tjera janë më të rëndësishëm se Skenderbeu janë shërbëtor të ndonjë regjimi anti-shqiptar

0

Deklaratat e fundit të disa politikanëve, analistëve dhe pseudo shqiptarëve që gjoja Skënderbeu paska pasur nënën ose babain me preardhje sllave apo më keq sërbe nuk qëndrojnë dhe janë të pa falshme.

Çdo llojë deklarate për t’ja afruar figurën e heroit tonë kombëtarë apo për ta bërë pjesë e një populli tjetër përveç se atijë shqiptarë kanë prapavi tendencioze ofenduse dhe shumë te rrëzikshme kundrejt shqiptarëve anë e mbanë. Skënderbeu është shëmbelltyra më e mirë e të gjithë heronjëve të kombit tonë, ai me padyshim është me preardhje shqiptare si nga nëna dhe babai, kjo gje është konfirmuar dhe ristudijuar nga historian të shquar shqiptarë, ai lufterat kunder perandorise osmane i zhvilloi në emer të Shqiperisë me ushtarë shqiptarë të të gjitha konfeksioneve fetare. Figurën e tijë si hero kombëtarë hostorianët, poetët shqiptarë e përdornin si flamur për mobilizimin e popullit shqiptarë në luftë për liri shekuj me radhë.

Dëshmi të përhershme të vlerësimt dhe të respektit të thellë figurës së Skënderbeut i kanë paraqitur dhe popujt e vendeve të ndryshëm evropianë duke i kushtuar botime të shumta, ku sheshve dhe rrugëve të tyre (Romës, e Parisit, e Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshm) i kanë vendosur monumente e buste të tij, dhe rrugë që mbajnë emrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu por këto popuj asnjëherë nuk e kanë vën në dyshim preardhjen shqiptare të Skënderbeut .

Vendosja e bustit e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Ulqin përbën nje rëndësi tejet të vaçantë për shqiptarët e këtij vëndi si nga pesha kombëtare ashtu dhe nga pesha emocionale dhe çdokush që mendon apo deklaron se në Ulqin është më e nevojshme të ngrite buste të tjerët të cilët paraqesin dhe përfaqësojnë diçka ndryshe nuk mund të jenë gjë tjetër përveçse se shërbëtor të ndonjë regjimi anti shqiptar. Andaj shpresoj që shumë shpejt shqiptarët e Ulqinit ta gëzojnë dhe përjetojnë vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Luljeta Sefa.
anëtare e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve