Lulgjuraj thërret Bardhin të tërhiqet!

0

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ), Lekë Lulgjuraj, i ka bërë thirrje Mehmet Bardhit të tërhiqet, duke e akuzuar për këmbënguljen për ta udhëhequr partinë vetë, raporton Vijesti.

Lulgjuraj, i cili ka qenë deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, në faqen e tij në Facebook e ka akuzuar Bardhin se nuk do ndryshime në parti. Lulgjuraj pohon se lideri i LDnëMZ ka 12 vjet që e prolongon kongresin e partisë dhe nuk ua dorëzon raportin financiar kolegëve të partisë.

“As pas 24 vitesh Bardhi nuk tërhiqet, edhe pse është në krye të partisë që nga themelimi i saj dhe disa herë ka qenë deputet në parlament. Edhe sot kërkon të jetë deputet, megjithëse është njeri në moshë. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka rinuar partinë, as nuk ka kërkuar ndonjë intelektual të cilin do ta përgatiste për ta marrë partinë. Në vend të kësaj, nga xhelozia, partinë e mban peng”, thotë Lulgjuraj.

Ai ka paralajmëruar se partia ka humbur vlerësimin në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë, ku ka pasur mbështetjen kryesore, duke përkujtuar që LDnëMZ ka vetëm një këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.